Kjo mund të ndryshojë gjithçka! Studiuesit bëjnë gati testin e ri Covidit,...

Kjo mund të ndryshojë gjithçka! Studiuesit bëjnë gati testin e ri Covidit, jep rezultate ‘sa hap mbyll sytë’

377
0

Studiuesit në Universitetin e Birmingham thonë se ata kanë krijuar një test të Covidit që jep rezultate vetëm në pesë minuta. Zhvillimi, i vlerësuar si i pari në botë, mund të jetë i suksesshëm për të kthyer turmat në festivale apo aktivitete sportive, të cilat janë të pezulluara prej një viti.

 

Shkencëtarët thonë se gjithcka pritet të jetë gati për Pashkë. Laboratori tregon se testi është në nivelin e testimit dhe jep rezultate shumë herë më të shpejta se testet  aktuale që po kryhen, shkruan Mail Online.

 

Ky zhvillim jep shpresë se ngjarjet masive si Lojërat e Komonuelthit Birmingham 2022, koncertet e tyre dhe tubimet sportive mund të zhvillohen falë testimeve në kohë rekord të pjesëmarrësve.