Një grua, e identifikuar vetëm nga emri i saj Chen, e kishte paditur të dashurin e saj Li, për marrjen e virgjërisë pasi ky i fundit ishte i martuar dhe ajo nuk e kishte ditur këtë. Çifti u njoh online për pesë vjet por lidhjen romantike e filluan vetëm shtatorin e kaluar.
Chen tha se ata kishin seks për herë të parë gjatë udhëtimit në Singapor në fund të vitit por se pas kthimit në Kinë, Li ishte distancuar nga ajo dhe e kishte ndërprerë lidhjen.
Ajo, duke mos mundur të kontaktonte me Li, kishte shkuar në shtëpinë e tij, shkurtin e kaluar dhe aty e kishte takuar gruan e tij.
Për marrjen e virgjërisë ajo i kishte kërkuar atij 90.000 dollarë por kishte fituar vetëm 5000.