Kjo është shenja e horoskopit më me FAT për 2021-shin; Astrologia Meri...

Kjo është shenja e horoskopit më me FAT për 2021-shin; Astrologia Meri Shehu tregon dhe një parashikim për të tjerat

270
0

Duke qënë se viti që po kaloj nuk ka qenë mjaft i mirë, të gjithë po presin 2021-shin si një vit me shpresë. Astrologia Meri Shehu ka thënë për emisionin “Wake up”cila është shenja me fat dhe çfarë do të ndodhë dhe me të tjerat”

 

“Saturni ka një unazë që sjell mbretërimin i cili është i afruar me Jupiterin, jemi futur në etapën e Ujorit, ku në këtë gjë do fitojë vetëm përvoja. Ujori është edhe një shenjë raciste, do të ndodhë revolucioni, do ketë luftë njeri-njeri, sepse Ujori nuk e pranon dominancën. Shenja më favorizuese për këto Krishtlindje është Ujori dhe shenjat e zjarrit. Njerëzit që janë shenja Peshore do martohen dhe do merren me talentin. Jeta e Ujorëve do ndryshojë, optimizmi do jetë më i madh, drejtësia dhe shkenca duhet të bëhen për të gjithë kjo është motoja për të gjithë, ujori ka solidaritet dhe marrëdhënie shoqërore, ku nuk flet për jetën e saj personale dhe Saturni është në Ujor, i cili kontrollon këtë ndarje të të mirave për të gjithë njerëzimin.”

 

Ndërsa për shenjat e tjera ajo ka thënë:

 

“Dashët do kenë financa të mira në rrugët ligjore, Demët duhet t’i përshtaten ndryshimeve 2021, Binjakët më e qetë nga ana ekonomike më të realizuar, Gaforret duhet të bëjnë mirë llogaritë e financave, Luanët kanë vit të vështirë, Virgjëreshat do kenë vit me stres, Peshoret do kenë një vit të mbarë, Akrepët do merren me anët e trashëgimisë, Shigjetarët do jenë mirë, Ujorët do jenë shumë mirë ku do hapet një periudhë 12-30 vjeçare, Peshqit duhet të merren shumë me veten së brendshmi”