“Kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e...

“Kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje”, Rama publikon 7 masat e paketës sociale dhe uron: Javë me më pak stres

476
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar 7 masat e paketës së rezistencës sociale mëngjesin e sotëm teksa deklaron se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje. Ai uron qytetarët për një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale, të cilat flasin vetë, edhe këtë herë, se kjo është qeveria që kurrë nuk i lë vetëm në ditët e vështira ata që kanë nevojë për mbrojtje, ju uroj një javë me më pak stres nga pasojat e padëshiruara të një lufte që as e nisëm, as e ndalim dot ne, por që do ta përballojmë patjetër me forcën e karakterit dhe të solidaritetit tonë me njëri-tjetrin🙏”, shkruan Rama.