‘Kjo eshte plehrë!’ Gentiana Sula i përgjigjet Spartak Brahos

‘Kjo eshte plehrë!’ Gentiana Sula i përgjigjet Spartak Brahos

367
0

Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) Gentiana Sula i përgjigjet deputetit Spartak Braho, pasi ky i fundit e cilësoi si ‘plehrë’.

 

Në një aktivitet në Presidencë, ku u dekluran pjesetarët e familjes Petrela për sherbimeve civile, dhe në përkujtim të të zhdukurve gjatë diktaturës, Gentiana Sula tha se “ka ikur koha kur qytetarët trajtoheshin si plehra por duhet të trajtohen me dinjitet në misionin për gjetjen e tyre” tha Sula ne dekorim, raporton newsbomb.al.

 

Ditën e djeshme u publikua një mesazh i Brahos në WhatsApp, mes deputetëve të Komisionit të Ligjeve, kur ky i fundit shkruante ‘Kjo është plehrë’.

 

Mesazhin ofendues drejtuar Gentiana Sulës e publikoi deputeti dhe kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi, i cili është po ashtu pjesë e grupit të deputetëve në Komisionin e Ligjeve.