Lajme

Kjo është dieta që ndihmon në problemet me tretjen dhe dhimbjet e stomakut

By vizional

July 12, 2021

Në organizmin e gjithsecilit jetojnë me miliona baktere të cilat ndahen në dy grupe të mëdha. Ato të mirat dhe të këqijat, për të cilat me siguri keni dëgjuar të flitet shpesh. Këto baktere luajnë një rol kyç dhe shumë të rëndësishëm në sistemin tretës.

Quhen flora e stomakut dhe ndihmojnë metabolizmin të tresë ushqimin në mënyrën e duhur, gjithashtu mbrojnë sistemin tretës. Ushqimi njihet si një nga ndikuesit më të mëdhenj të organizmit, e po këtë rol e ka edhe në shëndetin e të gjithë sistemit tretës. Disa ushqime mund të ndikojnë shumë negativisht tek shëndeti i stomakut dhe disa të tjera mirë.

 

Si ndikon ushqimi

Siç thamë edhe më lart, ushqimi është një nga faktorët kryesorë që ndikojnë organizmin.

Në studimin më të fundit nga UEG 2019 merret në shqyrtim pikërisht lidhja mes ushqimit dhe metabolizmit. Në studimin ku morën pjesë rreth 1400 persona, u gjet një mënyrë e caktuar të ngrëni e cila favorizon shëndetin e stomakut. Ekspertët rekomandojnë dietën Mesdhetare si një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë.

Me këtë dietë do të arrini të ndihmoni sistemin tretës të funksionojë mirë, por edhe të gjithë organizmin.

 

Çfarë është dieta Mesdhetare

Dieta Mesdhetare është një mënyrë të jetuari përveçse një mënyrë të ngrëni. Quhet kështu pasi është karakteristikë e vendeve të Mesdheut dhe përmban ushqime të cilat prodhohen më së miri në këto vende. Baza e kësaj diete janë frutat, perimet, bishtajorët, arrorët, peshku dhe bulmeti.

 

Ekspertët këshillojnë të vendosni të parin konsumimin e shumë perimeve dhe frutave të stinës. Gjithashtu drithërat, arrorët ndihmojnë në formimin e baktereve të mira e inflamatore për organizmin. Regjimi ushqimor i bazuar në këtë dietë ndihmon organizmin të qëndrojë i pasur në vitamina e minerale të nevojshme.