Lajme

Kjo do t’i ndodhë trupit tuaj nëse hani banane çdo ditë

By vizional

June 06, 2019

Padyshim bananet janë një nga frutat më të përhapur dhe më të pëlqyer nga të gjithë.

Banania përpos që është shumë e shijshme ka edhe shumë efekte pozitive për shëndetin tuaj. Disa nga këto efekte që ju do t’i vëreni menjëherë nëse filloni të konsumoni banane çdo ditë janë:

1.Ndihmon në ruajtjen e presionit normal të gjakut- Nëse keni probleme me hipertensionin apo tensionin e ulët, atëherë përdorimi i një banane në ditë do të jetë zgjidhja më e duhur për ta mbajtur rregulluar shtypjen e gjakut.

2.Ulë rrezikun e kancerit- Përbërësit e bananes janë po aq të shëndetshëm sa konsumimi i rregullt i saj do të ulë rrezikun nga disa lloje të kancerit.

3.Përmirëson shëndetin e zemrës- Krahas efekteve të tjera përdorimi i bananes ka efekte edhe në përmirësimin e disa problemeve të lidhura me zemër.

4.Do të përfitoni 30 gram sheqer- Nëse vendosni të hani një ose dy banane në ditë ju do të përfitoni së paku 30 gr sheqer natyral.

5.Keni një lëkurë të shëndetshme- Antioksidantët që ajo përmban bënë që efektet pozitive të saj të manifestohen edhe në lëkurën tuaj.