Kjo aktore ndryshe nga të tjerat e quan partneren e ish-bashkëshortit “gur...

Kjo aktore ndryshe nga të tjerat e quan partneren e ish-bashkëshortit “gur i çmuar”

297
0

Gwyneth Paltrow dhe Dakota Johnson janë shembulli më i mirë se mund të kesh një marrëdhënie të shkëlqyer me ish-en e partnerit.

Së fundi, ish-bashkëshortja e Chris Martin, ka bërë një gjest të veçantë publikisht për partneren aktuale të këngëtarit, duke e uruar atë në rrjetet sociale për ditëlindjen e 30-të.

“Gëzuar ditëlindjen e 30-të ti gur i çmuar”, i shkruan Gwyneth Paltrow.

 

Sikur të mos mjaftonte kjo, aktorja Gwyneth Paltrow, është ajo që bëri rolin e këshilltares për çiftin dhe e shtyu atë të bashkohej pas ndarjes së fundit.

Gwyneth dhe fëmijët e saj me Chris, Apple, 14, dhe Moses, 12, kanë marrëdhënie shumë të mira me Dakota-n dhe kjo ishte prova më e madhe që donim!