Kishte organizuar koncert gjigand, këngëtares shqiptare i shkojnë vetëm 10 veta

Kishte organizuar koncert gjigand, këngëtares shqiptare i shkojnë vetëm 10 veta

341
0

Këngëtarja e njohur Greta Koçi ka folur mbrëmjen e kaluar për karrierën në emisionin ‘Mos i fol shoferit’. Këngëtarja ka treguar një moment të sikletshëm që kishte kaluar ajo dhe disa këngëtarë të tjerë shqiptarë në Zvicër.

 

Greta tha se kishin organizuar një koncert madhështor, por i shkuan vetëm 10 veta.

 

‘Kemi qenë një herë në Zvicër, u bënë disa vite dhe kam qenë unë, Elita 5, Zanfina, Shkurte Fejza, Manjola Nallbani. U bë koncerti në një pallat sporti. Por në atë kohë secili nga ne mund të mblidhte 2 mijë vetë në një diskotekë tjetër të famshëm. Por të gjithë bashkë mblodhëm 10 vetë. Ishte bërë një super organizim dhe ne thamë këtu do bëhet nami. Organizatori i koncertit u zhduk dy-tre orë. U shqetësuam shumë dhe kur erdhi ai, e pyetëm, si qe puna? Këtu tha, para 2-3 vitesh ka kënduar një grup i famshëm roku dhe rinia kanë pr.erë da.marët dhe ky vend është mbushur dhe mbahet si vend i keq. Ai nga ajo kohë nuk bëri më kurrë koncerte’, rrëfeu këngëtarja.