Aktualitet

Kishte lënë takim, kush është zonja që e priste Kastriot Reçin kur átentatorët i prenë rrugën, e shoqja merret në pyetje

By vizional

January 07, 2020

Bashkëshortja e viktimës dhe dëshmitarët janë të parët që janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje pas vrásjes së biznesmenit Kastriot Reçi. Dosja.al mëson se bashkë me ta janë shoqëruar edhe të afërm të tjerë, për të kuptuar nëse Reçi kishte marrë kércénime që mund të çojnë në zbardhjen e ngjárjes. Gjithashtu mësohet se në momentin që është ékzékutuar, Kastriot Reçi ishte nisur në një takim pune që kishte lënë me një zonjë. Emri i gruas në fjalë nuk dihet, por edhe ajo do të merret në pyetje. Një vrásje me armë zjarri ka ndodhur sot në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku është ekzékutuar biznesmeni Kastriot Reçi. Ngjarja ka trónditur qytetarët pasi ka ndodhur shumë pranë komisariatit të pólicisë në këtë qytet. Pistat, ku po hetóhet janë dy. E para, ajo e hákmarrjes për shkak të një vrásje të vitit 2016, ku u vrá ish-drejtori i OSHEE-së, dhe e dyta, ajo e prishjes së pázareve të drógës.