“Kishte dhe të tjera” Klodiana Shala zbulon tradhtinë e ish-të dashurit

“Kishte dhe të tjera” Klodiana Shala zbulon tradhtinë e ish-të dashurit

449
0

Njihet për titujt e saj në sport, palestrën që drejton pas tërheqjes nga atletika apo pamjen gjithmonë të kuruar, por kur bëhet fjalë për jetën personale, ajo di të vendosë kufij me mediet rozë dhe ndjekësit. E kemi fjalën për atleten e njohur, Klodiana Shalën.

Ditën e djeshme, ajo ishte e ftuar në ‘Ftesë në 5’, ku u trajtua tema e flirtimit dhe ndër të tjera Klodiana zbuloi se e kanë tradhëtuar. Ajo tregoi se ish-i dashuri i saj ka pasur marrëdhënie me vajza të tjera ndërkohë që ishin së bashku.

‘E kam thënë që nga fjalia ime nëse e ke vënë re në disa emisione, unë jam duke vdekur, vdes që i dashuri im të jetë xheloz dhe të bëjë vetëm mbas meje që të më shikojë mua si princeshë. Kjo lë të kuptoni që ishi im ka patur dhe të tjera. Kaq edhe shnet, prandaj jam vetëm‘- pranoi ajo para kameras dhe të ftuarve.