Lajme

“Kishim shumë pak para, askush s’doli të na priste”, këngëtarja e njohur tregon fillimet e vështira në SHBA

By vizionc

October 30, 2019

Ermira Babaliu, këngëtarja e njohur e serenatave, prej 23 vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk është shkëputur nga muzika, por organizon koncerte dhe evente për shqiptarët. Ajo është nëna e Dorelës dhe gjyshja e përkushtuar e nipit Landon dhe mbesës, Luna. Por fillimet e këngëtares në Shtetet e Bashkuara nuk ishin aspak të thjeshta. Në programin e Rudina Magjistarit ajo kujton se kur mbërritën në Amerikë ishin vetëm ata të tre: ajo, burri dhe vajza.

‘Që ditën që shkuam filluam të përballemi me çudinë më të madhe të atyre që do na prisnin, por nuk dolën. Na çuan në një hotel. Ne e kemi filluar Amerikën që nga hoteli. Dhe që aty i kam premtuar vetes që kushdo që do të vijë në Amerikë dhe do të ketë nevojë për mua do ta ndihmoj në mënyrë fare vullnetare. Dhe e bëj me pasion këtë. Kemi harxhuar 500 dollarë në atë hotel dhe ato lekë më janë dhembsur shumë. 2 vitet e para ishim ‘do iki, do rri’, vetëm grindeshim. Unë bëra një kurs parukerie dhe kozmetike dhe tre muaj pasi kasha filluar punë në një sallon thashë ‘Pse berbere do bëhem unë?’ Dhe e lashë. Evaluova diplomën time për filozofi dhe dhashë  vite mësim në shkollë. Në vitin 2005 e lashë dhe atë dhe fillova të merrem me menaxhime show-sh dhe eventesh.”

Edhe pse prej 23 vitesh në Miçigan, Ermira Babaliu mendon ta ndajë jetën mes Amerikës dhe Pogradecit. Ajo dhe familja e saj kanë planifikuar të jetojnë mes të dy vendve, madje ajo ka hapur dhe një tavernë në Pogradec dhe ka dëshirë të hapë edhe një ‘art gallery coffee