Lajme

Kini kujdes: Shenjat paralajmëruese të diabetit, duhet t’i dini

By vizional

August 17, 2021

Personat të cilët vuajnë nga diabeti shfaqin disa simptoma dalluese. Disa nga shenjat që mund të njohim ne janë etja e tepërt, vajtja e shpeshtë në banjë dhe mpirja e duarve apo këmbëve, por ekzistojnë dhe shenja të tjera si; gërhitja, njollat në lëkurë apo kruarjet që mund të jenë tregues se vuani nga diabeti:

Probleme me lëkurën – Njolla të errëta, si të mavijosura, zakonisht në kurriz, bërryla ose tek grushti i dorës, janë shpesh shenja të hershme të niveleve të larta të sheqerit në gjak.

 

Përmirësim i papritur i shikimit – Përmirësimi në mënyrë të papritur i shikimit mund të mos jetë lajm shumë i mirë. Shpesh, shikimi jo i qartë konsiderohet si një ndër simptomat e diabetit, por në të vërtetë, shikimi mund të ndryshojë për mirë ose për keq.

Disa pacientë pësojnë përmirësim të shikimit kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë. Diabeti shkakton lëvizjen e lëngjeve të trupit, përfshirë brenda në sy.

 

Kruarje të tepërta – Diabeti dëmton qarkullimin e gjakut, që çon në tharje dhe kruarje. Shumë pacientë të diagostikuar me diabet shfaqin kruarje tek duart, pjesën e poshtme të këmbëve apo në shputë.

 

-Probleme me dëgjimin – Nëse e gjeni veten duke ngritur volumin e televizorit dhe nuk kuptoni një bisedë pa i bërë të tjerët që të përsërisin veten, atëherë është e nevojshme të bëni një test të sheqerit në gjak.

 

 

 

Një studim i realizuar nga “National Institute of Health”, në SHBA, tregon se humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë e hershme e diabetit. Shkencëtarët besojnë se diabeti dëmton enët e gjakur dhe nervat e pjesës së brendshme të veshit, duke shkaktuar probleme në dëgjim.

 

-Gërhitja e rëndë – Gati gjysma e diabetikëve të tipit 2 kanë probleme me frymëmarrjen në gjumë, ndaj nëse keni gërhitje të rëndë gjatë natës dhe ndiheni të përgjumur/pa energji gjatë ditës, është e këshillueshme që të masni nivelin e sheqerit në gjak.

 

Një studim i fundit kanadez tregoi se 23 % e pacientëve të diagnostikuar me apnean e gjumit, një çrregullim mjaft i përhapur i gjumit, brenda 5 viteve e gjysmë, iu shfaqej diabeti.

Lidhja mes të dyjave nuk është ende shumë e qartë, megjithatë pacientët që kanë proJo çdo rast i diabetit tip 2 shfaqet me simptoma të qarta dhe të njohura si, etja e tepërt, vajtja e shpeshtë në banjë dhe mpirja e duarve apo këmbëve.