Kinë, autobusi i turistëve përfshihet nga flakët , 26 të vdekur

Kinë, autobusi i turistëve përfshihet nga flakët , 26 të vdekur

207
0

Një zjarr ka rënë në një autobus turistësh që po lëvizte në një autostradë në Kinën qëndrore duke shkaktuar 26 të vdekur dhe 30 të plagosur.

Sipas mediave lokale aksidenti ka ndodhur dje pasdite në Changde, në provincëne Hunan. Në mjet ishin 56 persona prej të cilëve 53 pasagjerë, një guidë turistike dhe dy shoferë.

Shoferët janë arrestuar nga policia, ndërsa autoritetet po hetojnë për shkaqet e aksidentit.