Aktualitet

Kina nis testimin te njerëzit të vaksinës së parë në botë kundër Koronavirusit

By admin

April 14, 2020

Kina sapo ka miratuar për provë klinike tek njerëzit, tre vaksina të reja kundër koronavirusit dhe rezultatet e hulumtimeve klinike të barnave anti-epidemike janë miratuar nga disa vende ku njëra duket të jetë më e shpejta në botë. Kjo u njoftua sot në konferencën për shtyp nga Këshilli i Shtetit për Mekanizmin e Përbashkët të Mbrojtjes dhe të Kontrollit, raporton noa.al duke cituar Radio Kina CRN.

“Më 12 prill, Administrata Shtetërore e Ushqimit dhe Barnave miratoi aplikimin klinik të vaksinave joaktive kundër koronavirusit realizuar bashkërisht nga Instituti i Produkteve Biologjike dhe Instituti i Virologjisë i Wuhan-it pranë Akademisë Kineze të Shkencave. Më 13 prill u miratua që vaksina joaktive e zhvilluar nga kompania Kexing Zhongwei Bioteknologji të nisë testimin klinik.”, u tha në konferencën për shtyp.

Vaksina e kontigjentit të parë e miratuar për hulumtime klinike është ajo e vektorit adenoviral me Chen Wei në krye të ekipit akademik. Projekti i zhvillimit të vaksinave ka përfunduar vaksinimin e subjekteve të fazës së parë të provave klinike në fund të marsit dhe ka rekrutuar vullnetarë për provat klinike të fazës së dytë prej 9 prillit.

Kjo është vaksina e parë në botë kundër COVID-19 që nis studimin klinik të fazës së dytë tek njerëzit. Në konferencën për shtyp më 14 prill, drejtori i Departamentit të Zhvillimit Social dhe Teknologjik pranë Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë Wu Yuanbin tha se zakonisht provat klinike të vaksinave ndahen në tre faza.

Wang Junzhi, akademik i Akademisë Kineze të Inxhinierisë, tha se faza e dytë e provave klinike do të zgjasë disa muaj sipas procedurave të ndryshme të imunizimit dhe protokolleve të ndryshme.

“Sa më e madhe të jetë madhësia e mostrës që kërkohet për studimet klinike të fazës së tretë, për sëmundjet e përgjithshme infektive, aq më i nevojshëm është vëzhgimi i një cikli epidemik për të përcaktuar shkallën e tij të mbrojtjes për njerëzit, që është disa mijëra e madje disa dhjetëra mijëra. Në përgjithësi kërkohet bazë shkencore në fazën e tretë të provës klinike dhe më pas vaksina del në treg. Duhet të kalojnë këto tre faza, kështu ndodh zakonisht”.

Në luftën kundër pandemisë COVID-19, Kina ka provuar dhe hulumtuar pandërprerë pajisjet dhe materialet mjekësore dhe programet e trajtimit, duke arritur rezultate të dukshme.