Në vizitën e radhës në Shtëpine e Bardhë, Kim Kardashian vodhi të gjithë vëmendjen presidentit amerikan, Donald Trump.
Ylli i Reality Show, Kim Kardashian iu bashkua presidentit Trump për promovuar një nismë që synon të ndihmojë personat që lirohen nga burgu të gjejnë një punë e të integrohen në shoqëri
‘Jam në një moment të jetës time, ku dua të bëj ndryshimin dhe gjënë e duhur. Këta njerëz duan të punojnë dhe unë jam shumë e lumtur që jam këtu mes njerëzve që duan të njëjtën gjë dhe që besojnë me të vërtetë në riintegrimim e tyre”, tha Kim Kardashian
Ndërsa Presidenti Trump, nga ana e tij, tha se ishte një fans i Kardashians, duke vlerësuar rolin e saj në miratimin e të ashtuquajturit “First Step Act”, që parashikon ndër të tjera programe suporti për të ish të burgosurit.
Ylli I televizionit e ka vizituar edhe herë të tjera Shtëpinë e Bardhë, ku ka diskutuar për çështje të reformës në drejtësi.