Lajme

Këto ushqime që konsumohen shumë shpesh po ju vrasin ngadalë!

By vizional

June 20, 2019

Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm mbi pasojat negative që disa ushqime kanë për shëndetin tonë. Mirëpo gjithsesi, ne i konsumojmë dhe ato janë pjesë e menysë tonë të përditshme.

Disa prej këtyre ushqimeve, që ekspertët thonë se janë duke ju vrarë çdo ditë nga pak janë:

Kripa– Kripa është një nga mëlmesat më të përdorura në kuzhinë. Përdorimi normal i saj nuk ka ndonjë dëm, mirëpo nëse konsumohet në masë të madhe mund të sjellë probleme serioze të shëndetit. Ajo rrit shtypjen e gjakut dhe është një nga shkaktarët kryesorë të hipertensionit.

Prodhimet e grurit– Gruri përmban një karbohidrat, që mund të shkaktojë diabetin. Si pasojë pankreasi dëmtohet dhe organizmi juaj fillon të bëhet rezistent ndaj insulinës.

Ushqimet e shpejta– Hamburgerët, sandviçët dhe të gjithë ushqimet e tjera të shpejta kanë një shije të mirë dhe janë zgjidhja e duhur për njerëzit, që kanë një ditë të ngarkuar. Përbërësit e këtyre ushqimeve siç janë yndyrnat, aditivët artificialë, dhe ngjyruesit rrisin rrezikun e diabetit, sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe problemeve me sistemin tretës.

Qumështi dhe prodhimet e tij– Këto produkte mund të jenë shumë të dëmshme, sidomos për njerëzit, të cilët kanë intolerancë nga përbërësi kryesor i qumështit- laktoza.

Buka e bardhë– Mielli i bardhë konsiderohet si përzierje e mbeturinave të grurit dhe disa substancave artificiale. Ai nuk përmban asnjë fibër apo proteinë. Përdorimi i miellit të bardhë shkakton shtim të peshës dhe dëmtim të gjëndrës tiroide.

Sheqeri artificial– Sheqeri, të cilin e përdorim si ëmbëlsues për kafe çaj apo përgatitjen e ëmbëlsirave është shumë i dëmshëm. Ky lloj sheqeri e rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, diabetit apo nga çrregullimet e tjera shëndetësore.

Margarina– Përdoret në masë të madhe për përgatitjen e ëmbëlsirave dhe ushqimeve të tjera. Përmban yndyrna shumë të dëmshme për shëndetin e zemrës, enëve të gjakut dhe shkakton rritjen e nivelit të kolesterolit.