
Tirana është qyteti më i prekur nga koronavirusi në të gjithë Shqipërinë, me 241 raste infektimi, ndërkohë që çdo ditë zgjerohet harta.
Hetimi i rasteve nis nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor. Sipas grupit të ekspertëve epidemiologë, zona e ‘Pallatit me shigjeta’, aty ku edhe u identifikua pacienti 0, është një nga zonat më problematike në kryeqytet.
Sipas të dhënave nga terreni dhe grupi i gjurmimit të rasteve të reja, në Tiranë numrin më të madh të të infektuarve e ka zona e Astirit, Freskut dhe ajo pranë Bulevardit te ri.
Ndërkohë sot ka shkuar në 26 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Një 64-vjeçare e infektuar ka humbur jetën te spitali “Shefqet Ndroqi”, pasi qëndroi dy javë në gjendje të rëndë.
24 janë rastet e reja, me Shkodrën që ka numrin më të madh me 12 persona, ndërsa janë shtuar edhe 6 raste të tjera të personelit shëndetësor të infektuar.
Rretheve me të infektuar u është shuar edhe Mallakastra.