“Balena Blu” përshkruhet si një lojë, por nuk mund ta konsiderosh të tillë. Adoleshentët që e luajnë këtë lojë duhet të pranojnë një numër sfidash, saktësisht 50, ku sfida e fundit është vetëvrasja.
Në internet janë publikuar 50 sfidat e kësaj loje, të cilat Gazeta Express jua sjell më poshtë, me qëllim që të shihni nëse fëmijët tuaj po e luajnë këtë lojë, duke vërejtur në sjellje gjëra që i kërkon “Balena Blu”.
Për shumicën e sfidave, personi që luan duhet të dërgojë fotografi si dëshmi te “përgjegjësi”, personi që e ka futur në lojë.
- Me një brisk rroje shkruaje “f57” në dorën tënde, dërgo foton te përgjegjësi;
- Zgjohu në 4 e 20 të mëngjesit dhe shikoje video që ta dërgon përgjegjësi (zakonisht janë video horror dhe shumë të frikshme);
- Prite dorën me brisk rroje përgjatë venave, por jo shumë thellë, vetëm 3 prerje, dërgoja foton te përgjegjësi;
- Vizatoje një balenë në një letër, dërgoja foton përgjegjësit;
- Nëse je gati të bëhesh balenë, shkruaje në këmbë “Po” me prerje. Nëse jo, prite veten disa herë, që ta dënosh;
- Detyrë me shifër;
- Shkruaje me brisk rroje “f40” në dorë, dërgoje foton te përgjegjësi;
- Shkruaje “#I_am_whale” (Unë jam balenë) në profilin tënd në rrjetet sociale;
- Duhet ta tejkalosh frikën;
- Duhet të zgjohesh në orën 4 e 20 të mëngjesit dhe të shkosh në kulm të një objekti (sa më lart më mirë);
- Bëje balenën në dorë me brisk rroje, dërgo foton;
- Shikoje video të frikshme/horror që t’i dërgon përgjegjësi, gjatë tërë ditës;
- Dëgjo muzikë që ta dërgojnë “ata” (përgjegjësit, zakonisht janë muzikë shumë depresive);
- Prite buzën;
- Shpoje dorën me gjilpërë disa herë;
- Bëji diçka të keqe vetes, sëmure veten;
- Shko në çatinë më të lartë që mund të gjesh. Rri aty;
- Shko në një urë, qëndro buzë saj;
- Ngjitu në një vinç, ose të paktën tento të ngjitesh;
- Përgjegjësi shikon nëse je person i besueshëm;
- Bisedo me një “Balenë” (lojtar tjetër si ti ose përgjegjës të lojës) në Skype;
- Shko në një çati dhe ulu buzë saj, me këmbët e varura;
- Një detyrë tjetër me shifër;
- Detyrë sekrete;
- Takohu me një “Balenë”;
- Përgjegjësi të tregon datën e vdekjes dhe ti duhet ta pranosh;
- Zgjohu në orën 4 e 20 të mëngjesit dhe shko në hekurudha, kudo që mund të gjesh një hekurudhë;
- Mos bisedo me asnjë person gjatë gjithë ditës;
- Bëj një betim se “Je një balenë”;
30 deri 49. Çdo ditë duhet të zgjohesh në orën 4 e 20, të shikosh video horror, të dëgjosh muzikë që “ata” ta dërgojnë, të bësh një prerje në trupin tënd çdo ditë dhe të takohesh me një “Balenë”;
- Kërce nga një ndërtesë e lartë, merrja vetes jetën.
Andaj, nëse vëreni fëmijën tuaj se po bën një nga këto sfida, ndërmerrni menjëherë masa sepse ai po e luan këtë lojë. /Gazeta Express