Këto janë 5 qarqet me numrin më të lartë të personave aktivë...

Këto janë 5 qarqet me numrin më të lartë të personave aktivë me Covid-19

280
0

Duket se vjeshta e vitit 2021 po sjell valën e katërt të Covid-19 në vendin tonë. Ndërsa infektimet ditore vijojnë të shënojnë rritje në vendin tonë, disa qarqe kryesojnë për numrin e të infektuarve aktivë. Ata janë: Tirana, Shkodra, Durrësi, Fieri dhe Vlora.

Aktualisht janë 12,766 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

 

Tiranë 5206

 

Shkodër 1590

 

Durrës 1080

 

Fier 1066

 

Vlorë 904

 

Lezhë 726

 

Elbasan 618

 

Berat 481

 

Korçë 321

 

Gjirokastër 295

 

Kukës 278

 

Dibër 201