Lajme

Këto janë 5 objeketet që do t’ju sjellin fat dhe energji pozitive në shtëpi

By vizional

August 02, 2019

Energjia negative ka ndikim në jetën tonë, por ka shumë mënyra që mund t’ju ndihmojnë në largimin e saj. Disa objekte, që njihen në mbarë botën si fatsjellëse, mund të sjellin energji pozitive në shtëpinë tuaj.

1.Elefanti

Elefanti simbolizon shumë gjëra si pjellori, fat dhe zgjuarsi. Mbajatja e simbolit të një elefanti në shtëpi mendohet se sjellë shumë fat.

2.Patkua

Historianët e lidhin patkoin me disa legjenda irlandeze, sipas të cilave ky objekt largon djallin dhe shpirtrat e këqinj. Vendosja e tij në pjesën e përparme të derës mendohet se mbron shtëpinë.

3.Breshka

Njësoj si një patkua, thuhet se breshka mbron shtëpinë. Ndaj mund të varni një simbol të saj tek dera kryesore e shtëpisë suaj.

4.Bamboo

Supersticiozët kinezë mendojnë se bima e bamboos duhet të zërë një pjesë të rëndësishme në shtëpi. Numri i kërcellëve tek kjo bimë ka shumë domethënie, pasi nuk mund t’i dhuroni dikujt një bamboo me 4 kërcell, sepse në Kinë numri 4 lidhet me vdekjen dhe fatin e keq.

5.Ngjyra e kuqe

Në shumë kultura ngjyra e kuqe konsiderohet si fatsjellëse. Mund të mbani në shtëpi një vazo të kuqe apo një rrugicë në këtë ngjyrë për të pasur fat.