Këto dy shenja horoskopi preken shpejt nga stresi prandaj duhet të tregojnë...

Këto dy shenja horoskopi preken shpejt nga stresi prandaj duhet të tregojnë shumë kujdes

218
0

Shigjetari dhe Ujori janë dy nga shenjat e Zodiakut që vuajnë më shumë nga stresi. Arsyet qëndrojnë në faktin se këto shenja nuk para i marrin përgjegjësitë e tyre. Por thellësia dhe qenia e tyre aq introspektive i bën të mendojnë shumë. Dhe problemi është se këto pesha dhe mendime nuk dinë si t’i menaxhojnë.

 

Shigjetari e ka shumë të vështirë të krijojë eksperiencë me këtë çështje. Nervozizmi është një konstante e fshehtë dhe e vazhdueshme për të. Shpesh bllokohet dhe e ka të vështirë të evoluojë. Në mënyrë që të bëhet më mirë, duhet të mësojë të lërë pas të shkuarën, të mos jetë shumë i ndjeshëm dhe të mos jetojë me pendimet e të shkuarës.

 

Edhe për Ujorin gjërat janë pak a shumë kështu. Nuk i lë gjërat të kalojnë. Frazën ‘numëro deri në dhjetë’ duhet ta përsërisni miliona herë. Dhe prapë duket sikur nuk ka efektet e dëshiruara.

 

Nëse e dini se nervozizmi është thembra juaj e Akilit, duhet të veroni dhe ta kufizoni atë në mënyrë që të mos shkaktojë efekte të bezdisshme të stresit. Mes këtyre, humbje kujtese, konfuzion mendor, mungesë përqendrimi. Gjëra që ju japin bezdi. Atëherë filloni disa ushtrime frymëmarrjeje dhe vazhdoni të numëroni deri në dhjetë, e nëse nuk mjafton, deri në 100.

 

Praktika e aktiviteteve relaksuese mund të jetë e dobishme për dikë që ka nevojë urgjente të zbrazet. Zbrazni peshat dhe përgjegjësitë që ju rëndojnë si një gur, me siguri që do të imagjinoni një jetë më të qetë dhe më relaksuese.