“Këtë sezon e nisim me Bes Kallakun, sepse na tha se e...

“Këtë sezon e nisim me Bes Kallakun, sepse na tha se e ka kemben e mbare” Rikthimi i fuqishëm i 3-shave

488
0

Treshat”, një program i moderuar nga tri personazhe të njohura, Bora dhe binjakët Donald e Romeo Veshaj, goditi në shenjë. Erdhi si një format ndryshe, që përveç humorit, talk shoë-t, rubrikave zbavitëse, na bëri edhe të reflektojmë mbi atë që ndodh përreth nesh. Kështu do të shprehej gazetarja Elona Jaçellari në shkrimin e revistës Living, ku në kopertinë ishte Bora Zemani.

“Pritshmëritë tona për këtë program u tejkaluan. Na rezultoi më mirë seç e kishim menduar, aq më tepër në një sezon veror kur nisëm ne, që siç dihet, njerëzit shpërndahen me pushime dhe nuk janë para televizorit. Megjithatë impakti ishte i jashtëzakonshëm. Ishim burimi kryesor i lajmit për të gjitha portalet. Klikimet në You- Tube i kemi pasur shumë të larta në krahasim me emisionet e tjera. Një skeç në YouTube për një muaj arrinte 400 mijë shikime”, – tregon bashkëprezantuesja e “Treshave”

E duke parë sesa mirë u prit nga publiku, ky prodhim origjinal i platformës Tring, nuk kishte sesi Treshat të mos vinin në një sezon të dytë. Ka qenë Romeo, autori i këtij programi, ai i cili ka lajmëruar përmes Instagramit këtë lajm.

 

3-shat rikthehen më të fortë se kurrë! Këtë sezon e nisim me @bes_kallaku sepse na tha se e ka kemben e mbare!

 

Nuk na mbetet asgjë tjetër veçse të presim t’i ndjekim  më 30 Dhjetor ora 20:00 në Smile dhe 31 Dhjetor ora 20:30 në Vizion Plus!