Këtë javë Kejvina rikthehet në “Xing me Ermalin” dhe s’mund të mos...

Këtë javë Kejvina rikthehet në “Xing me Ermalin” dhe s’mund të mos bënte një rrëzim të paparë

374
0

U mësuam gjatë me Kejvina Kthjellën në Xing me Ermalin por për çështje të sajat, bukuroshja e ndërpreu në gjysmë rrugëtimin në emision duke u zëvendësuar nga një tjetër velinë, Belinda.

Megjithatë Ermal Mamaqi dhe stafi i tij kanë menduar një edicion më special të shtunën mbrëma ndaj edhe e kanë ftuar sërish Kejvinën për të qenë pjesë e kësaj puntate.

Dhe ju e dini, Kejvina vjen gjithmonë me ngatërresa, rrëzime dhe skena shumë “funny” të cilat i ndodhin spontanisht por ajo i merr me shumë sportivitet.

Diçka e tillë ka ndodhur edhe dje në xhirime, ku Kejvina ka bërë sërish një të rrëzuar;

Besojmë se na pret një puntatë e bukur, të paktën mesa shohim nga postimet e Ermalit në Instagram