Këshilla/ Ja çfare duhet që make up-i të qëndrojë shumë gjatë në...

Këshilla/ Ja çfare duhet që make up-i të qëndrojë shumë gjatë në lëkurat e yndyrshme

412
0

Fakti që lëkura juaj është e yndyrshme nuk do të thotë që duhet ta harrni make up-in afagjatë. Duhet vetëm të dini se çfarë funksionon në lëkurën tuaj. Idetë më poshtë, të sugjeruara nga ekspertë të grimit dhe dermatologjisë, do t’ju vijnë në ndihmë nëse lëkura juaj është e yndyrshme.

Përdorni gjithmonë një primer

Nëse keni një lëkurë të yndyrshme, përdorimi i një prime para make up ndihmon që grimi të mbetet në lëkurë. Duhet ta aplikoni sidomos në zonën T (balli, hunda, mjekra) dhe të siguroheni që të jetë me zero vajra dhe anti-shkëlqim. Vendoseni në lëkurë ta pastruar para fondatinës, pudrës apo çdo lloj tjetër make up-i.

Përgatisni zonën e syve

Që sytë të mos duken të rrudhur, mos e përdorni korrektorin në qepalla. Kjo është diçka që e bëjnë shumë gra për shkak të rrathëve të errët ose syve të skuqur. Përdorni një primer specifik për qepallat e syve. Kjo bazë krijon një terren të përsosur për pluhurin e syve që do të përdorni ndërsa thith vajrat e krijuara gjatë ditës.

Mos e teproni me pudrën

Mund të duket ide e mirë që një lëkurë të yndyrshme të mbulohet në pudër. Por përdorimi i tepërt bën që poret të hapen dhe të prodhojnë më shumë yndyrë. Aplikoni pudër vetëm në zonat me shkëlqim. Përdorni formula të tejdukshme mat, të cilat largojnë shkëlqimin në çdo tonalitet lëkure.

Nëse e teproni me pudrën, lagni një sfungjer dhe përthithni pudrën në zonat ku keni vendosu me tepricë.

Mbani me vete letra përthithëse

S’ka rëndësi sa bukur duket grimi juaj në mëngjes, nëse lëkura juaj është e yndyrshme, gjatë ditës do të fillojë të shkëlqejë. Përdorni letra përthithëse. Thjesht shtypni lehtë lëkurën me to dhe mos i fshihni nëpër lëkurë.

Përdorni formula ‘oil-free’

Meqenëse lëkura juaj prodhon mjaftueshëm yndyra, investoni në produkte kozmetike (sidomos fondatinë dhe blush mollëzash) që janë pa yndyra dhe jo komedogjene, që do të thotë se nuk i bllokojnë poret tuaja.

Gjithashtu, përdorni pastrues fytyre dhe tonikë që janë të pasur me acid glikolik.

Përdorni formula ‘long wear’

Uji dhe vaji shkaktojnë pothuajse të njëjtën gjë te makeup-i: e bëjnë atë të rrëshqasë, të zhduket dhe të rrjedhë. Kjo është një arsye për të përdorur produkte ‘waterproof’, ‘water-resistant’ ose ‘long wear’.

Mendoni për një lëkurë të butë, jo lëkurë të rrëshqitshme

Kremrat e rëndë hidratues që janë për përdorim gjatë natës, nuk janë ide e mirë të përdoren para make up-it. Zgjidhni një formulë të lehtë që hidraton lëkurën pa e yndyrosur. Mos harroni kremin mbrojtës-zgjidhni një formulë ‘oil free’. Pasi ta keni vendosur, me anë të një letre, thithni sasinë e tepërt para se të aplikoni bazën e grimit.

Reduktoni yndyrën e tepërt

Një ose dy herë në javë përdorni një maskë. Ato me kaolinë ose argjilë janë më të mirat për lëkurat e yndyrshme pasi thithin yndyrën dhe papastërtitë ndërsa qetësojnë irritimin.