Lajme

KËRPUDHA e EDI RAMËS, historia e objektit që u vendos në 2015 dhe u zhduk nga protesta e dhunshme e opozitës në 16 shkurt

By vizional

December 29, 2019

Një ndër objektet që u zhduk me vitin 2019 është Kërpudha në kopshtin e kryeministrisë.

 

E vendosur në korrik 2015 në kopshtin e kryeministrisë, me domethënien e vecantë politike, historia e saj zgjati më pak se katër vjet.

Ishte një vepër arti, dhuruar nga autori Carsten Holler. Përbëhej nga tre kërpudha më të vogla, ku secila nga pjesët është unike. Kishte pjesën halucinogjene, gjysma tjetër kishte kuptimin e kërpudhës helmuese, dhe tjetra, të kërpudhës që mund të hahet.

Secila nga llojet ishte forma e zmadhuar e një kërpudhe të vërtetë. Autori e ka zgjedhur këtë vepër për të treguar ngjyrat politike të Tiranës.

Por kërpudha u zhduk në protestën e 16 shkurtit nga ana e opozitës, që u konsiderua si një ndër protestat e dhunshme në Shqipëri. Edhe pse ishin vendosur skela dhe kërpudha ishte mbuluar, protestuesit e rrëzuan dhe I gjuajtën me bomba Molotov të bëra me dorë.

E si çdo gjë që harrohet, edhe Kërpudha te kryeministria u harrua.