Kërkohet nga Interi, Granit Xhaka vendos për të ardhmen

Kërkohet nga Interi, Granit Xhaka vendos për të ardhmen

422
0

Pak ditë më parë në mediat italiane dhe angleze u përfol për një shkëmbim midis lojtarit të Interit, Christian Eriksen dhe atij të Arsenal Granit Xhaka në merkaton e janarit.

Mirëpo një shkëmbim i tillë nuk do të ndodhë, pasi futbollisti me origjinë shqiptare e ka refuzuar ofertën e klubit italiane, raporton “Calciomercato”.

Xhaka po përjeton një situatë të vështirë te Arsenal. Ardhja e Thomas Partey dhe kthimi i Mohamed Elneny bëri që mesfushori me origjinë shqiptare të ketë më pak minuta në këmbë.

Sidoqoftë edhe pse ka pak minuta në këmbë, 28 vjeçari e ka refuzuar një ofertë të tillë, duke preferuar të qëndrojë te “Topçinjtë e Londrës”.

Pritet që Xhaka sot të jetë titullarë ndaj Leeds Unitedit, meqenëse Partey dhe Elneny mungojnë. Ai do të mundohet të bindë trajnerin e Arsenal, Mikel Arteta që është i denjë për këtë klub.