Kërkesat kanë ndryshuar; Këto janë punët që kërkohen më shumë pas PANDEMISË

Kërkesat kanë ndryshuar; Këto janë punët që kërkohen më shumë pas PANDEMISË

241
0

Pandemia ndryshoi komplet jetesën e te gjithëve e një nga pjesët më të rëndësishme të përditshmërisë sonë është PUNA.

Një analizë e njoftimeve të saj të punës në SHBA që nga fillimi i pandemisë tregon se interesi i punëkërkuesve në sektorë të tillë si inxhinieria e ndërtimit dhe IT është rritur. Të dyja këto fusha patën gati 60% më shumë kërkime pune deri në fillim të tetorit 2021 krahasuar me 1 shkurtin e vitit të kaluar. Gjatë së njëjtës periudhë, kërkimet për punë në media e komunikim, si dhe në zhvillim programesh, u rritën me më shumë se 48%.

Nga ana tjetër, kërkimet për punë në fushat e kujdesit ndaj fëmijëve, si dhe të atyre që lidhen me përgatitjen e ushqimeve dhe me shërbimet, ranë përkatësisht me 15% dhe 18%, krahasuar me periudhën para pandemisë. Punët në pozicionet e kujdesit personal dhe të kujdesit shëndetësor në shtëpi humbën një të tretën e kërkimeve, ndërsa punët e ngarkimit dhe magazinimit rezultuan edhe më keq, duke regjistruar një rënie prej 40%.

Në të njëjtën kohë, njoftimet për punët e ngarkimit dhe magazinimit janë rritur më shumë se dyfish krahasuar me shkurtin e vitit 2021 – rritja më e lartë në të gjithë sektorët. Sektori i magazinimit nuk është i vetmi në vështirësi: shumë nga sektorët më pak të njohur kanë probleme për plotësimin e pozicioneve të lira në vazhdën e pandemisë.

Ky trend është tërësisht ndryshe nga ai i rikuperimit të fortë në njoftimet e punës. Krahasuar me pikën minimale të referimit të Indeed të datës 1 shkurt 2021, kompania raporton një rritje të konsiderueshme të vendeve të lira të punës në të gjitha tregjet e saj kryesore – në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë, Kanada dhe Australi.

Numri i vendeve të lira të punës, siç dëshmohet nga reklamat e punës në Indeed, është rritur krahasuar me nivelet para pandemisë deri në 81% në Australi dhe me më shumë se 50% në SHBA, ku njoftimet për të gjithë sektorët ishin mbi pikën minimale të referimit të 1 shkurtit.