Nëse dyshoni se keni probleme me veshkat, ushqimi i mirë dhe një dietë e duhur janë esenciale për ju që të qëndroni të shëndetshëm.
Kjo nënkupton se ju duhet ta kufizoni ngrënien e disa ushqimeve, sikurse bananet, sepse ato përmbajnë nivel të lartë të kaliumit, që nënkupton se mund të jenë të dëmshme për ata që kanë probleme me veshkat.
Mesatarisht, një i rritur duhet të marrë 3.500 deri në 4.700 mg kalium nga ushqimet dhe mesatarisht një banane përmban 537 mg (150 gr), transmeton rtv21.tv.
Por nëse vuani nga sëmundje në veshkat, sasia e kaliumit që e merrni duhet të jetë më e ulët, pasi trupi juaj nuk mund të arrijë të filtrojë tepricën, e cila mund të çojë në çështje serioze shëndetësore.