
Ministria e Punëve të Jashtme iu bën thirrje që gjithë qytetarëve që kanë planifikuar të dalin nga Shqipëria, të anulojnë fluturimet nëse nuk janë të domosdoshme. Në njoftim sqarohet se shumë linja i kanë anuluar fluturimet e tyre për në Rinas, dhe se informacioni për të gjithë qytetarët mund të gjendet edhe online. Adresa e publikuar është: http://www.tirana-airport.com/…/f…/mberritjet-ne-kohe-reale/
NJOFTIMI I PLOTË
🔴 Me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 🦠 dhe evitimin e riskut të lartë të infektimit është e rëndësishme që të qëndrojmë në shtëpi❗
🔴 Të gjitha udhëtimet e planifikuara prej jush duhet të anulohen❌, nëse s’janë domosdoshmërisht të nevojshme për ju apo familjarët tuaj.
🔴 Një pjesë e konsiderueshme e linjave të fluturimit ✈️ i kanë anuluar ❌ fluturimet për në aeroportin e Rinasit.
🔴 Një numër vendesh kanë ndaluar❌ dhe kalimin transit përmes aeroporteve të tyre.
ℹ Informacioni më i shpejtë dhe më i përditësuar për linjat që vijojnë aktivitetin e tyre me aeroportin e Rinasit mund të merret në faqen e internetit:
http://www.tirana-airport.com/…/f…/mberritjet-ne-kohe-reale/
ℹ Informacionet më të fundit të dhëna nga aeroporti:
http://www.tirana-airport.com/…/informa…/njoftime-per-shtyp/
🔴 Prenotimet për biletat mund t’i bëni vetë on-line ose familjarët tuaj nga Shqipëria, patjetër me destinacion aeroportin✈️ e Rinasit dhe menjëherë pa humbur kohë❗
🔴 Për shkak të gjendjes së karantinës, vendet fqinje kanë ndaluar qarkullimin e të huajve në territorin e tyre.
‼️ Për të gjitha shërbimet konsullore të nevojshme apo të emergjencës do të aplikoni, pa u paraqitur në ambasadë, në platformën e shërbimeve konsullore online (SHKO):
1️⃣ Në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme klikoni në linkun (hyrja në SHKO): https://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/
2️⃣ Në Portalin Qeveritar e-Albania në linkun: https://e-albania.al/Default.aspx (hyrja në portal) apo https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx… (hyrja në SHKO).
ℹ Për çdo informacion tjetër të nevojshëm, kontaktoni pa hezitim me Përfaqësitë Shqiptare të vendit ku ndodheni.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 59 të prekur, mes tyre dy viktima. Viktima e parë me COVID-19 u shënuar në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.