Keni bërë plane për fundjavën? Hidhini një sy motit, këto janë zonat...

Keni bërë plane për fundjavën? Hidhini një sy motit, këto janë zonat ku do të ketë reshje shiu

310
0

Ditën e sotme do të mbizotërojë një mot me kthjellime dhe vranësira. Meteoalb parashikon do të ketë shira të pakta në veri dhe pjesërisht në zonat qendrore të vendit. Temperaturat do të luhaten nga 3 deri në 20 gradë.

Parashikimi:

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-hershme mbizotërojnë motin në vend duke sjellë shira të pakët në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore ndërsa jugu i vendit mbetet me kthjellime. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të dominohen nga kthjellime. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 20°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.