Këngëtarja shqiptare Shkëndije Mujaj, E CILA është bërë e famshme për fotot e saj provokuese në rrjetet sociale, ka vendosur të ndryshojë tërësisht jetën.
Ajo është bërë besimtare myslimane dhe tashmë ka fshirë të gjitha fotot provokuese e pozon vetëm me hixhab, me të cilin shfaqet në publik.
Në një video mesazh për emisionin e mëngjesit në Abc, ajo ka fol mbi rëndësinë e mbajtjes së shamisë dhe besimit në Allah.
“Nuk dua ta përmend jetesën që kam bërë përpara, tashmë i përkas diçkaje tjetër, jam tek besimi që kam në Zot. Dhe pse nuk kam shumë eksperiencë në këtë drejtim, për mua ka qenë një zgjedhje e lirë. Nuk kam si të flas unë për mbulesën dhe të mos flas për besimin se është diçka e kotë. Pas kësaj mbulese fshihet një besim dhe dashuri ndaj ndihem mirë.”
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
”Për fat të mirë jetoj në një shtet ku nuk jam ndjerë asnjë sekondë e paragjykuar. Unë nuk e kam parë këtë eksperiencë negative. Sa i përket shoqërisë kam patur shumë komplimente, me të vërtetë jam shumë e lumtur dhe ndihem e privilegjuar“, u shpreh Shkëndija, e cila prej kohësh jeton në Zvicër.