Lajme

Këngëtarja shqiptare rrëfehet për ish-të dashurit: Kam qarë, kur iki unë fillojnë…

By vizional

July 11, 2019

Këngëtarja e njohur shqiptare Era Rusi ka rrëfyer raportet e saj me meshkujt.

E ftuar në emisionin “Trokit”, Era ka treguar nëse meshkujt kanë qarë për të apo edhe nëse ajo ka qarë pasi një lidhje ka përfunduar. “A është kthyer ndonjë nga ish-at e tu, kanë qarë, kanë derdhur kokrrën e lotit?”– e pyeti moderatori Ermal Peçi. “Të gjithë, kanë qarë. Kështu është, kur e humbet një person e kupton. Edhe unë… edhe unë kam qarë. Mos bëjmë sikur kot tani. Por ka diçka, unë jepem shumë në një marrëdhënie dhe ndoshta ma marrin si për të mirëqënë. Kur iki unë, fillojnë kuptojnë dhe qajnë pastaj,”- tregoi Era.