Këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini është bërë nënë për herë të parë.
8 Marsi e ka gjetur nënë të një vogëlusheje Anjezën, e cila ka dhënë lajmin e bukur në Instagram.
Anjeza ka zbuluar se është bërë nëna e një vajze të vogël “sa një gogël”, ndërsa ka treguar edhe emrin që i ka vendosur vogëlushes, e cila quhet Victoria Kelis Connolly, shkurt Tori.
“Dita e parë e gruas si nënë. Përshëndeteni vajzën time të vogël Tori, Victoria Kelis Connolly 💕💕💕💕 Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël 😍👩👧që quhet TORI”, shkruan ajo.
Në nëntor 2018 Anjeza Shahini dha lajmin e bukur se ishte në pritje të ëmbël.
Këngëtarja shqiptare është larguar prej kohësh nga Shqipëria për të jetuar krah bashkëshortit të saj, diplomatit anglez Paul Connolly.
Dyshja u martua në vitin 2015 në një ceremoni private në Britaninë e Madhe.