Showbizz

Këngëtarja që pretendon për kurorën e Miss Kosova 2017

By vizional

July 05, 2017

Këndon prej shumë vitesh, është tejet e angazhuar dhe e pëlqyer, por tashmë I ka hyrë edhe fushës së bukurisë. Kjo është këngëtarja Dashurie Bilaj, e cila është pjesë e konkursit “Miss Kosova 2017”. Nëse deri tani publiku është ëmsuar ta shikojë në skenë si këngetarë, Dashurie Bilaj, do ta shikojmë edhe në garën për të rrëmbyer kurorën e Miss Kosova 2017.  

“Unë jam pjesëmarrëse në këtë konkurs, sepsë më pëlqen të garoj dhe të kem konkurente të forta para vetes, por aspak nuk kam frikë, pse jo jam shumë e sigurtë se do e rrëmbej kurorën e Miss Kosova 2017”-thotë Dashurie Bilaj.

Ka vendosur të fitet këtij konursi bukurie, sepse gjithmonë e kanë tërhequr evenimente të tilla, ndërkohë që ajo është pjesë e showbizit, pasi ka vite që merret me muzikë, dhe një eksperiencë më shumë në botën e spektakleve do ishte frymëzuese dhe inkurajuese për të. “Të gjitha vajzat janë të bukura,  i shoh konkurente të denja dhe secilën me veçoritë e saj ju uroj të gjithave suksese, të fitoj më e mira edhe pse besoj shumë në vete që do të triumfoj, por të ja lemë spektaklit dhe atyre që na gjykojnë. Me rëndësi është të fitoj më e mira dhe të kalojmë sa më mirë”-shprehet këngëtarja Dashurie Bilaj.