Këngëtare apo moderatore? Klea Huta: Fakti që jam nënë ka më shumë...

Këngëtare apo moderatore? Klea Huta: Fakti që jam nënë ka më shumë rëndësi

220
0

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Klea Huta, ka zbuluar se cila është puna që i jep më shumë kënaqësi. Në një intervistë për “ABC-ja e Mëngjesit” moderatorja u shpreh se të jetë një nënë e përkushtuar, është profesioni më i bukur në jetë…

 

“Nga këto punët që bëj më shumë kënaqësi më jep Kridi. Është profesioni më i mirë në botë. Më ka ndikuar 100% që kur jam bërë nënë.

 

Më ka mësuar shumë. Jam rritur. Është fëmija i parë që më dha emrin nënë. Ne bëjmë një rrugë të dy. Unë e edukoj, e rris dhe një nga ndihmesat më të mira është mami im, pa të nuk do bëja dot asnjë nga këto punë.

 

Kridi edhe më ka rritur dhe më ka bërë të jem një njeri më i mirë. Unë kam qenë gjithmonë njeri shumë i mirë, po ai më ka bërë edhe më të mirë.

 

Është miks, bën një veprim më ngjan mua, bën një tjetër Gitit. 90% nga unë ngjan, djemtë ngjajnë më shumë nga nëna, kur të bëj gocën do t’i ngjajë atij”, u shpreh Klea.