Lajme

Këngët e Elvanës, Florit e TNT-së në një ‘cover’

By vizional

March 13, 2018

Një potpuri dhe disa covera të këngëve më të dëgjuara dhe hiteve shqiptare. Këto janë realizuar edhe me videoklip nga këngëtari prej Gostivari, Ardit Bexheti i cili ka realizuar projektin e tij më të gjatë deri më tani edhe atë 20 minutësh ku këndon këngët e Elvana Gjatës, Flori Mumajesit dhe grupeve TNT e Fisnikët. Një përpunim i mrekullueshëm është realizuar nga Arditi sa që ky fillim pranvere do të mrekullojë edhe më shumë veshin e dëgjuesit shqiptarë, ndërkohë që diskotekat, lokalet dhe makinat e shqiptarëve do të bumbullojnë nga ky projekt.