“Kënga ka qenë dhuratë për 1-vjetorin”- Dojna Mema zbulon detaje të tjera...

“Kënga ka qenë dhuratë për 1-vjetorin”- Dojna Mema zbulon detaje të tjera nga romanca e saj me Vlashent Satën

232
0

Dojna Mema na tregoi mbrëmë disa gjëra që nuk i dinim për romancën e saj me Vlashent Satën.

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në Instastory, moderatorja tregoi se kishte 8 vite diferencë nga këngëtari, ashtu si nëna me babanë e saj dhe si gjyshi me gjyshen.

“Kam tetë vite diferencë. Po aq sa mami me babin dhe gjyshja me gjyshin. E kemi gjenetike”,- iu përgjigj ajo ndjekëses.

Pasi zbuloi se me Vlashentin kanë më shumë se tre vite të lidhur, kurioziteti i fansave se kur do të vijë një fëmijë është shtuar.

“Kam përshtypjen se nuk ka një moshë. Kur je gati, e ndjen. Megjithatë, ndodh kur të jetë e shkruar”, shkroi Mema.

Mirëpo, ajo zbuloi edhe një “sekret” lidhur me këngën “Copëzat” të Satës.

“Kënga ka qenë një dhuratë që të dy i kemi bërë njëri-tjetrit për 1-vjetorin”, tregoi Dojna.

Dojna Mema dhe Vlashent Sata pranuan publikisht lidhjen e tyre në fund të vitit të shkuar, për ta nisur 2021 zyrtarisht si çift. Për herë të parë janë njohur me në një intervistë që Dojna i ka bërë Vlashentit, teksa ishte prezantuese në “Pop Culture”.

Që nga momenti që e kanë bërë lidhjen publike, dyshja ka ndarë herë pas here disa nga çastet më të bukura që kalojnë bashkë.