Këndvështrim/ Lungomare, një bukuri e munguar e Vlorës/ Nga Donika Borakaj

Këndvështrim/ Lungomare, një bukuri e munguar e Vlorës/ Nga Donika Borakaj

1588
0

Më ne fund sytë e mi po shohin një pamje të mahnitshme, ku nuk lodhen kurrë së sodituri këtë bukuri të rrallë që Vlorës i është dhuruar. Vlora është vet një mrekulli nga zoti por ajo ç’ka e ka bërë më të përsosur është dora e njeriut. Deri para një viti Vlora ishte harruar, çdo gjë ishte mbuluar me pluhur harrese, por sot jo më! Sot çdo gjë ka ndryshuar e duket sikur Vlora ka rilindur përsëri. Shëtitorja e Lungomares është ajo që i ka dhënë një jetë më të bukur Vlorës…

Përveçse faktit ku dallgët putheshin vetëm me bregun e detit, tashmë ato kanë filluar të puthen edhe me shkallët e bregdetit ku për cilindo ngjallin një ndjenjë të veçantë. Shëtitorja e Lungomares është kthyer në një vend qetësimi për çdokënd. Nuk mendohem më se si do e kaloj pasditen, sepse më në fund u gjet një zgjidhje. Ndihem vërtet e lumtur pranë shëtitores, sepse fakti që ulem tek shkallët më jep mundësinë të shoh panoramën e perëndimit të diellit, ku duket sikur puthet me detin e të bën të mendosh se vërtet ekzistojnë mrekullitë…

Duke hyre në këtë botë të thellë mendimesh më bejnë shoqëri lulet shumëngjyrëshe ku kundërmojnë aroma të pafundme, dhe palmat e mrekullueshme që i japin një bukuri tërheqëse Lungomares, duke e rrethuar ngado dhe e bëjnë këtë vend të ndihet unik.

Të gjitha këto mrekulli më bëjnë të mendoj se jam në një ëndërr nga e cila nuk dua të zgjohem kurrë… Por jo ! Kjo nuk është një ëndërr,  është një realitet i bukur ku unë po e jetoj…

Autorja është studente në Universitetin e Vlorës, në degën Gjuhë- Letërsi