Këndoi në metronë e Los Angelesit, 52-vjeçarja e pastrehë mbledh 50 mijë...

Këndoi në metronë e Los Angelesit, 52-vjeçarja e pastrehë mbledh 50 mijë USD (Video)

141
0

Pak ditë më parë videoja e një të pastrehe që këndontë në metronë e Los Angelesit “Oh mio babbino caro” të Giacomo Puccinit bëri xhiron e botës. 52-vjeçarja, një e pastrehë që jeton në rrugët e Los Angelos dha një performancë të jashtëzakonshme në stacionin e metrosë dhe menjëherë vëmendja ishte tek ajo.

 

Violinistja dhe pianistja Emily Zamourka u zhvendos në Shtetet e Bashkuara nga Rusia në moshën 24-vjecare, ku jetesën e siguroi përmes mësimdhënies në lëndën e muzikës.

 

 

Problemet shëndetësore e detyruan të braktisë profesionin dhe faturat e majme në spital e lanë pa shtëpi. Për të fituar para’, për të siguruar së paku ushqimin, Emily luante në violinë në rrugë, derisa një ditë i vodhën edhe violinën, që kushtonte 10 mijë dollarë.

 

Që prej asaj kohe, 52-vjeçarja jeton në rrugë. Videoja e saj u filmua nga një oficer policie, e cila më pas e postoi në rrjetet sociale.

Ajo shprehet mirënjohëse për oficerin e policisë që mbrëmjen e së hënës e regjistroi duke kënduar:

 

“I jam mirënjohëse sepse ai vërtet ndryshoi jetën time. Dua vërtet ta falenderoj sepse sot nuk do të isha këtu me ju dhe askush nuk do ta njihte talentin tim”. Në vetëm 48 orë, nga donacione të ndryshme, kryesisht nga qytetarët, Emily ka mbledhur gati 50  mijë dollarë, mjaftueshëm për të gjetur një strehë.