Këmisha, mikesha më e mirë e ditëve të vjeshtës (FOTO)

Këmisha, mikesha më e mirë e ditëve të vjeshtës (FOTO)

374
0

 

 

Këmisha, një veshje bazike, sinonim i thjeshtësisë, është transformuar në një element protagonist për gardërobën femërore dhe atë mashkullore.

Në stile dhe materiale të ndryshme, këmishat këtë sezon janë perfekte për çdo rast. Por cilat janë modelet më të famshme të vjeshtës? Që nga printet e luleve, tek mikro-vijat dhe ato njëngjyrëshe me fjongo të mëdha ose të cilat mund t’i kompletoni me spila, variantet janë të shumta. Kurse për mbrëmje, këmishat e zeza ose të kuqe prej dantelle rezervojnë një efekt sensual, ku nuk mund të kaloni pa u vënë re.

Nëse keni dëshirë për shopping, këto janë modelet që sugjeron revista e modës Grazia.it:

Këmishë e gjelbër sherebele me prerje të rregullt

Këmishë xhins me spila stil ushtarak

 

Këmishë smoking ‘crepe de chine’

Këmishë me jakë ‘v’ dhe xhepa para

Këmishë rozë me fjongo

Këmishë me fantazi lulesh

Këmishë pupline me kopsë traversale

Këmishë e stampuar me fjongo tek mëngët

Këmishë me detaje submarine dhe mikro-vija

Këmishë e stampuar me mini-kuadrate

Këmishë e bardhë me fruda