“Kemi punuar me vetëmohim”, shefi i Zjarrfikësve të Durrësit: Si vepruam në...

“Kemi punuar me vetëmohim”, shefi i Zjarrfikësve të Durrësit: Si vepruam në momentet e para të tërmetit

318
0

Shefi i Zjarrfikësve të Durrësit Vladimir Zhupa i ftuar në studion e emisionit Real Story” në “News 24” u shpreh se ai dhe kolegët kanë punuar me vetëmohim për të shpëtuar të gjithë të prekurit nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit.

“Kemi mobilizuar menjëherë pasi morëm urdhëra nga institucionet përkatëse. Jemi paraqitur në një kohë rekord, duke reflektuar seriozitet për detyrën. U paraqitëm në pikat më të nxehta, në lagjen 17 janë shpëtuar dhjetëra të lënduar ose të rrezikuar. Te lagjja 18 u nxorrën disa persona, në pallatin 12 katësh u nxorën trupa të tjera. Ne kemi vepruar me shpirt luftarak deri në vetëmohim”, tha Zhupa.

Vladimir Zhupa më tej shtoi se ka ndihmuar edhe familjen Lala, ku situata sipas tij ishte tepër e rëndë dhe fatkeqësisht shumë persona humbën jetën.