Aktualitet

Këmbësori kaloi autostradën me vrap, DETAJE të reja nga aksidenti i gazetares Mira Kazhani

By vizional

April 08, 2019

Gazetarja Mira Kazhani është përfshirë në një aksident rrugor gjatë ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Dëshmitarë nga vendngjarja përshkruajnë momentin kur këmbësori një djalë i ri rreth 25 vjeç është shfaqur papritur duke vrapuar mes për mes autostradës.

Kazhani ka frenuar menjëherë makinën, e cila sipas ekspertizës ka qenë brenda normave të lejuara. Më pas ka bërë testin e alkoolit ku ka rezultuar që nuk kishte konsumar asnjë gram alkool, por për fat të keq pavarësisht frenimit përplasja ka rezultuar e paevitueshme.

Këmbësori është dërguar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e mjekëve. Sakaq policia ka hapur hetimet per zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(Këpuca e këmbësorit)