Këmbanëza e mallit/ Nga Mercedes Gega

Këmbanëza e mallit/ Nga Mercedes Gega

441
0

Këmbanëza e mallit

 

Këmbanëza e mallit kur të kumboj një çast

E të të zgjoj papritur mëhall’ të shpirtit tënd

Në pragun lutjelagur të ditës më s’do të jem

Në univers të lotit kërko një tjetër hënë!

 

 

Udhes  se kohes time…

 

Mes trafikut te avullt re frymemarrjesh kolektive

Te te njejtit polen une-sh te nje dite ne ikje,

dalloj copeza fjalesh te rrudhura te fluturonin e uleshin

mbi qerpik, floke, supe psheretimash shpirtrash

te nje stine pengmarre…

 

Ne xhepin e dites, prane zemres ne skaj

 

Ruajtur mbaja perhere premtimet e nje hene te re prilli!

 

 

 

Nderkohe qe

shpines, shenja e timit fatit

peshonte pikat e djerses ne ballin e mundesive te mia

Me tik-taket e trokitjes se nje mengjesi te ri…

Une supeve, midis fatit dhe kohes time

Ne thesin e udhetimit te perbotshem ardhje-vajtje

Veten time e ul ne mes…

 

  • ..

Nga xhepi i dites, prane zemres,

atje ne skaj

Si karamele ne sypriturit e nje femije

pas zbatimit te nje nga  1001 “Mos e bej!”

Te kesaj fasade te bere kurre shoqerie dukjesh,

Nxjerr here pas here nje rreze

nga dielli i buzeqeshjeve te pasputhjeve te tua

 

Te lag buzet e rreshkura te mallit

qe pritjeve tona u rrit e u be

Ne.

 

 T’i dua..

T’i dua gjithe zemerimet

Kur heshtur i struk nen gjuhe

Dhe qerpiket kur loti rendon

E shikimin hedh tutje, nga une…

T’i dua dy gropezat ne faqe

Buzeqeshjen qe thote mijera fjale

Frymemarrjen qe shpirtin tend derdh

Mbi buzet kur kafshohen ne faj…

T’i dua gjithe yjet e lagur

Qe syve te ty ndrijne prush

Kur te them: “I dashur, te dua!

Pa ty, ti e di, une s’jam Une!

 

 

 

Filli i jetës

 

 

 

Të shoh tek fle në krahë ëndrrash

Mbuluar paqe, pafajësi

Jashtë bota fjalësh tjerr perde lotësh

Ka humbur fillin dashuri!

Të shoh tek fle dhe buzëqesh

Sa larg është dita rrëmujashumë

Qirinj dëshirash ndez yjet nata…

Me një shkëndije nga ti dhe unë!

 

 

Diku ndërmjet…

 

Diku ndërmjet Kepit të Shpresës dhe dëshirës

udhëtoj me imazhin tënd…

Në sy agimesh

ankorova gjithë pritjet…

 

Çudi!

Koha si bute me erë

para nesh shpërtheu…

 

 

Unë jam Penelopa.

Je ti Odiseu?

 

 

Sa shumë…sa pak…

 

Perde shiu varen dritareve  të dy qiejve tanë këtë mbrëmje…

Me hapa të rëndë sa dherat e pashkelur të një ëndrre mali

Të kërkoj rrugicave  shpirtguri të qytetit mendimfjetur…

Aroma e mallit drejt teje më ftonte…

Frymëmbajtur përshkova gjithë kufijtë e hartës së kujtimeve

deri në feksjen e parë të agut…

Ti ishe gjithkund në ajrin e kësaj nate

Xixëllonjëz maji strehëzës dremitur,

 

Trokitje shiu mbi asfaltin e pritjes,

 

Dridhje gjetheje e pemës së jetës,

 

Aromë e lagësht nga deti Jon(-ë),

 

Gjurmë buzëqeshjeje rrudhëzës cep buzës

 

puthjefikur,

 

Psherëtimë e një dore në shtratin bosh…

 

Ti ishe kudo ngapak i dashur,

 

Për pak…

 

Sa pak!!!

 

Ndoshta sepse dashuritë e mëdha vijnë

 

të na tregojnë peshën reale të vetes,

 

Ngjyrat e botës nga sytë e një shpirti të dashuruar,

 

Muzikën e ajërt nën lëvizjen e gishtave  ndër flokë,

 

Spektrin e ngjyrave thyer bulëzës së lotit

 

që shkëlqente sa mijëra margaritar

 

kur të thosha:

 

“Zemër, të dua!”…

 

Ti je ende kudo i dashur

 

Sa shumë…

 

Sa pak!!!

 

Ndoshta sepse ne jetojmë shumë-pak për dashuri të mëdha!

 

 

 

Unazë loti

 

 

 

Ti ike… zgjedhur të jesh një gjethe  telajos së vjeshtës time

 

Unë…

 

Piktore qiejsh dashurish

 

Degëve të hënës nder ca ëndrra të lagura bojëvaji

 

Loti…

 

Ah loti…vuri unazë.

 

 

 

Tek ti…

 

 

 

Mbrëmja po bie si vesë mallmbuluar

 

Qiejsh prilli dëshirashumë

 

Mbi buzët e hënës mbjell kam një emër

 

Tutje koha jonë korr furtunë…

 

 

 

Çapitem vetëndërvete…ndal

 

Dhe ajrin sot ma matin me kut lirie

 

Ndërsa diellin e vjedhur copësh ndarë

 

Duan t’ma rishesin ca tregtar hijesh !

 

 

 

Pas xhamit te dritares nis vështrimin

 

Atje ku frymohet liri

 

Poshtë zemrës, mbi pentagramin e brinjëve

 

Tek ti.

 

 

 

Sonte

 

 

 

Sonte e shkela ndalim ëndërrimin

 

Dhe vetes i dola përballë

 

Pëshpërima e emrit tënd më kujtoi

 

Sa bukur është të jesh gjallë!

 

Eja…

 

 

 

Dhe shkundi këto mjegulla të zbardhura

 

dhe hijet e zeza në  ajër shkunde

 

Ti që gjithë dimrat kthen në ninulla

 

Bëje këtë Mars  një djep dhe tunde..!

 

 

 

Hiqja hutimin diellit dhe mua

 

Shëroji rënkimet e dherave përfund

 

Më bëj një pemë që të pres zogjtë

 

Sythe fjalësh çelmë mbi buzë.

 

 

 

T’i them këto sepse të ndiej

 

Si në legjendë  më  krijon stinë

 

Herë  më bën  ajër, herë re, herë  tokë

 

Ku  mjegulla, shira dhe hije s’mbijnë!

 

 

 

Xixëllonjëz prilli

 

 

 

M’u shfaqe papritur

 

Në një kthesë kujtimi

 

Mbi qerpik të hënës

 

Xixëllonjëz prilli!

 

M’u shfaqe papritur

 

M’u afrove pranë

 

Thua a e dije

 

Forcën që mban?!

 

Thua a e dije

 

Luftën brenda meje

 

Ç’furtunë fsheh në gji

 

Qielli i një reje?

 

Ah ta dije ti

 

Xixëllonjëz prilli

 

Si tretet e ndizet

 

Një zjarr nga vetë hiri!

 

Eja m’u afro

 

E mos thuaj fjalë

 

Prillin bashkë ta zgjojmë

 

Me puthje të malltë!