Lajme

Keidi Bare do luajë sezonin e ardhshëm në La Liga

By vizional

April 17, 2020

Keidi Bare do të veshë fanelën e Getafes sezonin e ardhshëm”.

Kështu shprehet gazetari spanjoll i futbollit Angel Garsia, i cili thekson se klubi i komunitetit të Madridit ka bindur 22-vjeçarin e Shqipërisë që të luajë për ta sezonin e ardhshëm.

Mesfushori kuqezi ka marrë oferta nga klube të ndryshme spanjolle, si: Majorka, Rajo Vajekano, Deportivo Alavesh dhe Getafe, por këta të fundit duket se kanë arritur të marrin pëlqimin e Bares.

Klubi i Malagës, ku aktivizohet futbollisti kuqezi, ndodhet në vështirë financiare dhe kriza e madhe financiare e ndërprerjes së kampioneteve të futbollit në mbarë botën e detyron të “sakrifikojë” disa prej lojtarëve më të mirë të saj.

Bare konsiderohet njëri prej liderëve të Malagës dhe ai është në kërkim të realizimit të ëndrrës të luajë në elitën e futbollit spanjoll, La Liga.

Kujtojmë që këtë sezon Getafe i ka habitur të gjithë në Spanjë dhe Ligën e Europës duke u renditur në vendin e pestë në kampionat përpara klubeve të forta si Atletiko Madridi dhe Valencia.

Ndërsa në Ligën e Europës, ata kanë skualifikuar ekipin e Ajaksit, një nga skuadrat surprizë të sezonit të kaluar në “kontinentin e vjetër”.