“Ke noj pronë ti?”, Ilda Bejleri turpëron komentuesen që e tall publikisht:...

“Ke noj pronë ti?”, Ilda Bejleri turpëron komentuesen që e tall publikisht: Na zutë gjithë tokat, duhet me ju mor leje

658
0

Ilda Beljleri ka qenë në qendër të mediave rozë, që pas deklaratës së saj lidhur me jetën e luksit dhe rolexin që mbante në dorë. moderatorja sportive pranoi se përveçse paguhet mirë, një pjesë e të ardhurave i vijnë nga familja e saj e pasur tiranëse. Por, fill pas kësaj ndjekësit kanë filluar të bëjnë ironi nga më të ndryshmet. “Aman dhe njëherë si ishte ajo historia e gjyshes “tironce” dhe me tradita që të mundeësonte Rolex-in…..hahahahahah ke lënë batutën e shekullit,”- shkruan një komentuese në një nga fotot e publikuara nga moderatorja sportive.

Menjëherë ka ardhur reagimi i Ilda Bejlerit që duket se është revoltuar nga kjo ironi e ndjekëses.

 

“Ke noj pronë ti??? Që u shkrive! Apo na zutë gjithë tokat e s’po na leni me ble nji rolex. Duhet me ju mor leje juve,”- i është përgjigjur Ilda Bejleri, duke nxitur një valë të gjatë komentesh.