Aktualitet

Kavajë/ Doli për të blerë bukë, plumbat i marrin jetën

By vizional

July 04, 2019

50-vjeçari Ramazan Hasalliu ishte duke kaluar në rrugë, pasi kishte blerë bukë, kur plumbat i morën jetën. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës këtë të enjte, kur përplasja mes dy grupe të rinjsh ka shkaktuar 1 viktimë dhe 7 të plagosur.

Fillimisht grupet rivale janë përleshur dhe më pas kanë nxjerrë armët. Plumbat e dalë nga armët e tyre i kanë marrë pjetën 50-vjeçarit që sapo kishte dalë nga furra e bukës, si dhe kanë plagosur disa kalimtarë të tjerë te stacioni hekurudhor.

Sipas policisë dy nga të plagosurit janë dhe autorët e dyshuar që morën pjesë në këtë përplasje. Gjithashtu mësohet se ata janë me precedentë të mëparshëm penalë dhe njihen në qytet si persona problematikë dhe konfliktualë.

 

Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta, por pritet që policia të njoftojë zyrtarisht për ngjarjen si dhe pse ka ndodhur ajo./