Katy Perry përtokë në skenë! E pushtuar nga forca të mbinatyrshme apo...

Katy Perry përtokë në skenë! E pushtuar nga forca të mbinatyrshme apo nën efektin e lëndëve narkotike? (Video)

367
0

Katy Perry ka qenë duke performuar një nga hitet e saj më të suksesshme “I Kissed a Girl”, por duket se një moment i vetëm ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve. Një video e publikuar në rrjete sociale është bërë virale dhe të gjithë janë duke ngritur hipoteza të ndryshme lidhur me performancën e Katy Perry-t në skenë. Gjatë interpretimit të superhitit botëror, këngëtarja një moment ka rrotulluar sytë, nga mikrofoni kanë dalë zhurma të çuditshme derisa një moment Katy ka rënë në tokë dhe një nga anëtarët e stafit e ka marrë nga skena. Performanca ka vijuar sikur asgjë nuk ka ndodhur, por vështirë se një moment i tillë mund të kalohej pa koment. Disa mendojnë se mendja e Katy Perry-t është pushtuar nga forca të mbinatyrshme, një teori tjetër konspirative thotë se ajo është pushtuar nga forca djallëzore e të tjerë thonë se ajo thjesht ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë një situatë të tillë nga këngëtarja.

Shperndaje