Katër persona plagosen me armë zjarri në Laç

Katër persona plagosen me armë zjarri në Laç

367
0

Katër persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri të hënën pasdite në Laç. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Sanxhak. Policia thotë se  “shtetasi Gegë Gegaj ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, Islam Shafloqi, Bajram Shafloqi dhe Gazmir Shafloqi, të cilët  ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor”. Shkak i plagosjes dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit mes autorit dhe tre personave të plagosur. Policia thotë se në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe autori pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime. Në cilësinë e proves materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.