Katër librat që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve...

Katër librat që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve verore

328
0

Vera, përveçse shumë relaksuese përsa i përket plazhit, shëtitjeve në breg të detit dhe të dalave me shoqërinë dhe familjen na jep mundësi t’i kushtojmë pak më shumë kohë vetes. Është e vërtetë që me ritmin e shpejtë të jetës dhe angazhimet që kemi, vështirë se mjafton shumë kohë për t’ju dedikuar pasioneve tona dhe atyre aktiviteteve që na mbushin mendjen dhe shpirtin, siç është leximi.

Duke qenë se e dimë që një pjesë e mirë prej jush jeni duke bërë gati valixhen tuaj të pushimeve, qofshin ato më të gjata apo më të shkurtra në shtrirje, ne të News31.al vendosëm të kontaktonim shtëpinë botuese Pegi, një ndër më të mirat në Shqipëri, për të marrë një listë të atyre librave të cilët shijojnë edhe më shumë kur i lexon shtrirë në shezlong.

Më poshtë do t’ju rendisim 4 titujt e librave që kryeredaktorja e “Pegi”, Aida Baro na sugjeron se duhet t’i bëjmë menjëherë tonat dhe ne ju përmblodhëm nga një përshkrim për secilin prej tyre.

Me siguri, libri që keni parë më së shumti edhe në rrjete sociale nga postimet ka qenë “Mami, unë dhe mami” nga autorja Maya Angelou dhe jo më kot është pëlqyer kaq shumë.